Rriten rastet nga infektimi me COVID-19 në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Rriten rastet nga infektimi me COVID-19 në Kosovë

Aktuale July 29, 2021 - 15:01

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 72 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24-orëshin e fundit, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.

Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633.

Në total numri i rasteve aktive është 305. /Zeri.info