Vuçiqi thotë se e mbështet 100% kryeministrin shqiptar, Rama: Ai do që unë të them “pranoje Kosovën”

Vuçiqi thotë se e mbështet 100% kryeministrin shqiptar, Rama: Ai do që unë të them “pranoje Kosovën”

Aktuale July 29, 2021 - 13:24

Në pjesën e dytë të Forumit për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe në konferencën për media u panë edhe një herë marrëdhëniet miqësore mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Ndërsa Rama u pyet për besimin mes vendeve, rolit të BE-së etj., Vuçiqi e pa me vend një ndërhyrje, ku tha se mbështet gjithçka që do të thoshte Edi, edhe pse nuk e dinte si do përgjigjej ai, gjë që shkaktoi të qeshura në sallë, kurse Rama ia kujtoi njohjen e Kosovës.

Vuçiqi: Të dashur miq, unë nuk e di se si do përgjigjet Edi për këtë, por çfarëdo gjëje që ai do të thotë, 100% e gjithçkaje që ai do të thotë, unë e mbështes menjëherë, që ta dini paraprakisht, çdo fjalë që ai do të thotë.

Rama: Tani ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë, por pyetja m’u bë mua, sepse ma ha mendja që Markos si një njeri i aftë për të bërë marrëveshje mes vendeve, kombeve e komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flasë për BE-në. Ne do të nënshkruajmë sot marrëveshjen për lejet e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre. /TCH