Kurti ia uron 31-vjetorin Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak

Kurti ia uron 31-vjetorin Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak

Aktuale July 29, 2021 - 12:50

Në përvjetorin e 31-të të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryetarit të saj, Sulejman Ugljanin.

Kurti ka vlerësuar kontributin e kësaj partie për mbrojtjen e të drejtave të boshnjakëve në ish-Jugosllavi dhe angazhimin kundër diskriminimit etnik e fetar.

“Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë”, ka shkruar në urim kryeministri Kurti. /Zëri