Specialja në pushime verore, ndërpriten punimet nga 26 korriku deri më 16 gusht

Specialja në pushime verore, ndërpriten punimet nga 26 korriku deri më 16 gusht

Aktuale July 23, 2021 - 15:49

Prokuroria e Specializuar dhe Këshilli i Specializuar i Kosovës, me selinë e saj në Hagë, nga 26 korriku deri më 16 gusht do të kenë pushim veror në punën e tyre.

Sipas këtyre institucioneve, asnjë konferencë statusi nuk do të mbahet gjatë kësaj periudhe, madje nuk do të merren vendime në procedurë, përveç ndonjë vendimi që rezulton të jetë urgjent, përcjell Klankosova.tv.

Gjyqi i parë kundër ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa, është caktuar për më 15 shtator.

Gjithashtu edhe tri procedura të tjera paraprake janë duke u zhvilluar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Pjetër Shalës, si dhe Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.