Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Aktuale July 23, 2021 - 15:14

Gjykata Speciale ia ka vazhduar tutje paraburgimin Salih Mustafës, ish-epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

Ky vendim u bë publik sot nga Dhomat e Specializuara, i marrë kohë më parë nga paneli i Trupit Gjykues i caktuar për këtë rast, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu lidhur me këtë çështje Këshilli i Viktimave është urdhëruar që të dërgojë parashtresa për rishikimin tjetër të paraburgimit deri më 6 shtator.

Kurse mbrojtjes i është dhënë afat që të njëjtat t’i dërgojë deri më 13 shtator.