Rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Aktuale July 23, 2021 - 14:54

Gjatë ditës së nesërme në rrugën “Ilir Konushevci” do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve që po kryhen nga KEDS-i.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se energjia elektrike do të ndalet nga pesë minuta, në 10:00 deri në 10:05 dhe në 14:55 deri në orën 15:00.

“Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Zëri