Rama: Të hënën presim mbi 44 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Rama: Të hënën presim mbi 44 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Aktuale July 23, 2021 - 13:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur të hënën presin mbi 44 mijë doza të vaksinës "Pfizer".

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se është shtuar interesi për vaksinën mes të rinjve, teksa vijon vaksinimi në javën e hapur +18 vjeç në çdo komunitet, për t’u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të mbrohen nga çdo rrezik prej COVID-19.

‘’Do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend, teksa presim të hënën mbi 44 mijë doza të vaksinës 'Pfizer'’’, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Tutje ai shtoi se ministrja e shëndetsisë, Ogerta Manastirliu, është duke  ndjekur nga afër vaksinimin me njësitë e lëvizshme në Ndroq.