Muhaxheri: Shëtitorja buzë Lumëbardhit po shkon duke u zgjeruar

Muhaxheri: Shëtitorja buzë Lumëbardhit po shkon duke u zgjeruar

Aktuale July 23, 2021 - 12:41

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vizituar punimet në shëtitoren buzë Lumëbardhit, tek “Ura e Gurit”.

Muhaxheri ka shpërndarë disa fotografi, ku ka thënë se shëtitorja buzë Lumëbardhit po shkon duke u zgjeruar.

“Shëtitorja buzë Lumëbardhit po shkon duke u zgjeruar, një kënaqësi freskuese verore ku qytetarët do ta përdorin për të bërë shëtitjen e darkës”, thotë mes të tjerash ai.

Ndryshe, Muhaxheri tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat. Ai është shprehur i bindur se do të fitojë sërish postin e kryetarit.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /Telegrafi