MASHTI fton mësimdhënësit të vaksinohen, në mënyrë që mësimi të mbahet në shkolla

MASHTI fton mësimdhënësit të vaksinohen, në mënyrë që mësimi të mbahet në shkolla

Aktuale July 23, 2021 - 12:31

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Pupovci se kanë hartuar draft-kalendarin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se këtë vit do të përdoren tekstet alternative.

“Regjistrimi i nxënësve në shkolla të dhjeta ka përfunduar dhe afati i dytë mbyllet më 23 gusht. Qeveria ka ndarë buxhetin për tekste shkollore. Në këtë vit do të përdoren tekste alternative.

Po ashtu do të shpallet lista e teksteve shkollore. Sa i përket Testit të Arritshëmrisë, në Kamenicë do të mbahet më 3 gusht”.

Sa i përket vaksinimit ai tha se mësimdhënësit kanë qenë kategori prioritete dhe presin që të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen.

Madje ai ka bërë thirre për vaksinim, në mënyrë që viti i ti shkollor të mbahet në shkolla.

“Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftoj mësimdhënësit të vaksinohen, në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”.

Ai ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe master dhe ka paralajmëruar lehtësime për studimet e doktoratës, raporton EO-ja.

“… ka filluar puna për aplikimin e studentëve për semestër për bachelor dhe master. Do të ketë lehtësime edhe për studentët e doktoratës”.