Ahmeti e cilëson si “super të mirë” paraqitjen e Kurtit në takimin me Vuçiqin

Ahmeti e cilëson si “super të mirë” paraqitjen e Kurtit në takimin me Vuçiqin

Aktuale July 20, 2021 - 21:48

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vlerësuar paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin e dytë të tij në Bruksel në nivel të lartë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar si “super të mirë” paraqiten e Kurtit në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit Albin Kurti mbajti takim me ndërmjetësimin e BE-së Miroslav Lajçak dhe me Vuçiqin për çështje të dialogut, për çka patën mos-pajtime. /Zëri