Musliu ia uron festën Shpend Ahmetit me një video të mbeturinave në rrugën “Muharrem Fejza”

Musliu ia uron festën Shpend Ahmetit me një video të mbeturinave në rrugën “Muharrem Fejza”

Aktuale July 20, 2021 - 12:07

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu këtij urimi ia ka bashkangjitur një video, ku shihen mbeturina në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

“Përhajr Bajrami Shpend Ahmeti, nga rruga ‘Muharrem Fejza’në Prishtinë!”, ka shkruar Musliu krahas videos. /Zëri