Kosova feston për Shqipërinë, Plisat: Drejtësia shkoi në vend (Video+Foto)

Kosova feston për Shqipërinë, Plisat: Drejtësia shkoi në vend (Video+Foto)

Aktuale korrik 10, 2015 - 22:06

Qindra qytetarë të Kosovës janë duke festuar në sheshet e Prishtinës pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për 3 pikë e dhënë për kombëtaren e Shqipërisë.

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është stërmbushur nga shumë tifozëri.

Me këtë rast, kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati tha për “Zërin” se fitorja e kombëtare ka qenë e pritur. Ai është optimist se Shqipëria do të jetë në “France 2016”.

“Ajo është ditë që do të fitojmë tri pikë të fitores. Duke ditë shumë sene tjera që i janë bërë dallavere Shqipërisë, por sot drejtësia shkoi në vend. Jam shumë i sigurt që kombëtarja do të shkojë në Francë”, ka thënë Kastrati për “Zërin”.

Image

Vlen të theksohet se në sheshin "Zahir Pajaziti" janë prezent edhe forcat e Policisë së Kosovës /Zëri/

 

Image
Image
Image
Image

Image
Image
Image
Image
Image
Image