Kryeministri i shmanget pyetjes për një vizitë të mundshme në veri
Foto: ZKM

Kryeministri i shmanget pyetjes për një vizitë të mundshme në veri

Aktuale June 30, 2021 - 17:31

Kryeministri i vendit Albin Kurti, nuk ka treguar se kur mund të vizitojë veriun e Kosovës.

Në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media rreth një vizite të mundshme në veri të vendit, Kurti tha se kanë vetëm 100 ditë në qeveri dhe se po përgatiten mirë për të bërë hapa të duhur.

“Duhet ta kuptoni se gjithçka po përgatitemi mirë dhe nuk jemi në vitin e katërt të qeverisjes por në ditën e 100-të, besoj që Republika e Kosovës do të jetë e pranishme gjithandej, jo kundër dikujt por për të mos përjashtuar askënd. Në këtë kuptim do të bëjmë shumë gjëra, por nuk i bëjmë brenda 100 ditëshit”, është përgjigjur Kurti. /Zëri