Mbi 40 mijë të vaksinuar gjatë një jave në Kosovë

Mbi 40 mijë të vaksinuar gjatë një jave në Kosovë

Aktuale June 19, 2021 - 21:18

Që nga 14 qershori Kosova ka filluar vaksinimin masiv të popullsisë kundër COVID-19, e ku qytetarë të shumtë kanë shprehur interesim.

Numri total i të vaksinuarve ka arritur në 132 mijë e 901, raporton Zeri.info.

Ndërkaq, vetëm brenda një jave janë vaksinuar 40 mijë e 006 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i muajit qershor ka nisur të japë edhe dozat e dyta të vaksinës anti-COVID.

Numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e dytë në nivel vendi është 17 mijë e 476.

MSH-ja ka treguar se në grupet prioritare për t’u vaksinuar hyjnë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, mësimdhënësit, si dhe Forcat e Sigurisë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e COVID-19.

Sipas MSH-së synimi është që të vaksinohen deri në 60% e qytetarëve, përcjell Zeri.info.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1938 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave kanë rezultuar 16 raste positive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes.

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit janë shëruar 18 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.218.

Në total numri i rasteve aktive është 176. /Zëri