Gjoshi Kurtit e Osmanit për përplasjet me SHBA-në e BE-në: Po përfaqësoni Kosovën e jo Teheranin

Gjoshi Kurtit e Osmanit për përplasjet me SHBA-në e BE-në: Po përfaqësoni Kosovën e jo Teheranin

Aktuale June 19, 2021 - 17:09

Anëtari i PDK-së Betim Gjoshi ka kritikuar krerët shtetërorë, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për qasjen që po e tregojnë ndaj SHBA-së dhe BE-së.

Gjoshi ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja janë aleatët e Kosovës.

“Qe dy ditë veç këto lajme po i lexoj - "Kurti përplaset me ambasadorin amerikan", "Presidentja përplaset me Borrellin e BE-së". O njerëz, ndaluni. SHBA-ja dhe BE-ja janë aleatët tanë dhe adresa jonë. O njerëz, ndaluni. Ju jeni duke punuar për shtetin e Kosovës dhe nuk po përfaqësoni Teheranin. Përplasjen lene për Serbinë”, ka shkruar Gjoshi në Facebook. /Zëri