Pretendimet e Simmons: Gjyqtarët e EULEX-it në Kosovë merrnin edhe prostituta

Pretendimet e Simmons: Gjyqtarët e EULEX-it në Kosovë merrnin edhe prostituta

Aktuale June 19, 2021 - 14:46

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it tash e disa kohë po kërkon me ngulm që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për skandalet e pretenduara në misionin ku ai kishte punuar.

Mbrëmë Radio Televizioni Publik i Kosovës publikoi një pjesë të dëshmisë së tij, ku ai pretendon se gjyqtarët e EULEX-it kanë dërguar dosje në Serbi për krimet e luftës, e madje atje kanë udhëtuar disa herë.

Lajmi.net e ka publikuar një pjesë të dëshmisë së ish-kryegjyqtarit Malcolm Simmons në lidhje me skandalet e pretenduara në EULEX, e për të cilat ai ka kërkuar tash e disa herë që të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

Pretendimet e tij janë nga më të ndryshmet dhe të një natyre shumë të rëndë të shkeljes së etikës profesionale të punës së një gjyqtari ndërkombëtar.

Në njërën nga pikat e rrëfimit të tij, Simmons pretendon se gjyqtarët e EULEX në Kosovë shpesh-herë merrnin edhe prostituta.

Madje, siç thotë ai në dëshminë e tij, ata konfrontoheshin shpesh me gjyqtarët vendas.

Image

Për të gjitha pretendimet e tij, Simmons ka thënë se ka dëshmi të cilat do t’i paraqesë në Kuvendin e Kosovës.

Ai madje i ka dërguar letër edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’ia mundësuar raportimin në Kuvend, mirëpo që kreu i qeverisë befasisht ka heshtur ndaj kësaj kërkese.

Ende pa ia dëgjuar dëshminë gjyqtarit Simmons, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka vazhduar mandatin misionit ligjvënës të BE-së.