Abdixhiku: Nekibe Kelmendi, emblemë identifikuese e një gruaje të pamposhtur

Abdixhiku: Nekibe Kelmendi, emblemë identifikuese e një gruaje të pamposhtur

Aktuale June 19, 2021 - 14:36

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes së saj.

Abdixhiku ka thënë për Kelmendin se ishte nje emblemw identifikuese e njw gruaje tw pamposhtur.

“Sot, në përvjetorin e ikjes në amshim përkujtojmë Nekibe Kelmendin, atdhetaren dhe veprimtaren e madhe të kauzës nacionale. Ajo ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave nuk u gjunjëzua asnjëherë. Nekibe Kelmendi tashmë ka krijuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që përkundër dhimbjes së madhe që ia shkaktoj lufta duke iu vrarë nga regjimi serb bashkëshorti dhe dy djemtë, ajo nuk u ndal së punuari për formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, gjurmët dhe puna e saj janë udhërrëfyes që të ecim përpara.

“Si veprimtare e hershme e viteve 90-ta, si Ministre e Drejtësisë nuk kursej asgjë nga vetja për të mirën e vendit. Data e 19 qershorit 2021 mbush një dekadë nga ikja e saj fizike, ne e përkujtojmë me pietet dhe nderimin më të lartë emrin dhe veprën e saj. Gjurmët, sakrifica dhe puna e saj tashmë janë një udhërrëfyes për ne që të ecim përpara duke mos harruar kurrë rrugën e vështirë të personaliteteve si Nekibe Kelmendi”, ka thënë Abdixhiku./Zëri