Abdixhiku për deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë: Aq di i shkreti, çdo marrëveshje me SHBA-në është e obligueshme

Abdixhiku për deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë: Aq di i shkreti, çdo marrëveshje me SHBA-në është e obligueshme

Aktuale June 19, 2021 - 13:24

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me SHBA-në është e obligueshme.

Këtë deklaratë Abdixhiku e ka bërë pas homazheve te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, raporton Zeri.info.

Marrëveshja e arritur në Washington nuk ka vlerë juridike, pasi nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, teksa për deklaratën e tij, Abdixhiku ka thënë se “aq di i shkreti”.

Sipas tij, çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme dhe në interes të Kosovës.

“Aq di i shkreti, çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme edhe me SHBA-në gjithsesi çdo marrëveshje është në interes të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se nëse Kurti nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, atëherë merr përgjegjësinë për rrezikimin e partneritetit strategjik me SHBA-në./Zëri