Petkoviq: Kurti ia përsëriti disa herë Vuçiqit se Serbia duhet ta njohë Kosovën
Foto: Danas

Petkoviq: Kurti ia përsëriti disa herë Vuçiqit se Serbia duhet ta njohë Kosovën

Aktuale June 18, 2021 - 12:12

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur sot rreth takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe kreut të shtetit serb Aleksandar Vuçiq, që është mbajtur para pak ditësh në Bruksel.

Petkoviqi ka treguar për diskutimet brenda takimit, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia disa herë radhazi.

Siç ka treguar Petkoviqi, kjo kishte zemëruar kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ai (Vuçiqi) i tha ‘kurrë’, qartë dhe me zë të lartë, pasi Albin Kurti e përsëriste që Serbia duhet ta njohë Kosovën’, ka thënë Petkoviqi, shkruan Pink.rs.

Petkoviqi ka treguar edhe kundërshtimin që kryeministri Kurti ia ka bërë idesë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Për Kurtin gjithçka është e paligjshme. Ai s’është i interesuar për asgjë dhe nuk e dëshiron Asociacionin”, ka shtuar tutje Petkoviqi. /EO