LDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar komune në Rahovec

LDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar komune në Rahovec

Aktuale June 17, 2021 - 18:53

Burim Krasniqi do të jetë kandidat për kryetar komune në Rahovec nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur anëtari i kësaj partie Avdullah Hoti, i cili është shprehur i bindur se Krasniqi do ta fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Rahovecin.

“Në Kuvendin e Degës të LDK-së në Rahovec, të mbajtur para disa dite, z. Burim Krasniqi është zgjedhur Kryetar i Degës. Z. Krasniqi, magjistër i shkencave dhe veprimtar shumëvjeçar i Degës, do na prijë në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Jam i bindur se me mbështetjen që ka, z. Krasniqi do ta marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Komunën e Rahovecit. Në këtë proces, të gjithë do t'i qëndrojmë në mbështetje gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Javën e kaluar kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për tetë komuna.

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, është zyrtarizuar Përparim Rama. për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, do të rikandidojë Xhafer Tahiri. /Zëri