Opozita tërhiqet nga procesi i votimit të Komisionerit për informim dhe Privatësi

Opozita tërhiqet nga procesi i votimit të Komisionerit për informim dhe Privatësi

Aktuale June 17, 2021 - 18:15

Tri partitë opozitare, PDK, AAK dhe LDK nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit të Komisionarit për informim dhe Privatësi.

Kjo pasi këto parti opozitare janë të pakënaqura me procesin e selektimit të kandidatëve për këtë pozitë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pajtohet me këtë procedurë dhe nuk merr pjesë në votim”, ka thënë Gashi.

Në votim nuk do të marrë pjesë as Partia Demokratike e Kosovës.

“Ne në këtë maskaradë, në këtë shkelje nuk marrim pjesë. Unë e di saktë që ky proces ka me dështu. Jeni një konglomerat dhe ne nuk marrim pjesë në këtë proces”, ka thënë Reçica.

Poashtu as AAK-ja, askush nuk do të marrë pjesë në proces të votimit.

“Grupi i Aleancës nuk do të marrë pjesë në këtë proces”, tha deputeti Pal Lekaj, shkruan EO.

Lëvizja Vetëvendosje, komunitetet jo shumicë dhe Lista Serbe do të marrin pjesë në procesin e votimit.