Prizreni e Tetova po bashkohen me tunel, thotë Durmishi

Prizreni e Tetova po bashkohen me tunel, thotë Durmishi

Aktuale June 17, 2021 - 18:01

Kosova e Maqedonia e Veriut pritet të bashkohen përmes një tuneli, raporton Zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi.

“Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel. Prizreni e Tetova po bashkohen”, ka shkruar ai në Facebook teksa ka bashkangjitur një fotografi. /Zëri