LDK-ja cakton kandidatin për kryetar të Obiliqit

LDK-ja cakton kandidatin për kryetar të Obiliqit

Aktuale June 17, 2021 - 17:39

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar Mehmet Krasniqin si kandidat për kryetar të Obiliqit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Me rastin e propozimit tim kandidat për kryetar komune, falënderoj përzemërsisht kryesinë e degës së LDK-së në Obiliq, bashkëpunëtorët e mi besnikë që sikur edhe më parë, më mbështetën fuqishëm në synimin për t’ia kthyer dinjitetin e shpresën qytetarit tonë për një jetë e të ardhme më të mirë. Zotohem që këtë besim do ta përkthejmë në unitet të fuqishëm me qytetarët që komuna e jonë të ketë mirëqenie e zhvillim pasi i ka të gjitha mundësitë e nevojshme”, tha ai përmes këtij shkrimi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. /Zëri

Image