Haxhiu tregon se a është në plan shkarkimi i Lumezit

Haxhiu tregon se a është në plan shkarkimi i Lumezit

Aktuale June 17, 2021 - 17:27

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj lajmit se Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumëzi do të shkarkohet nga kjo pozitë.

Haxhiu ka thënë se një gjë e tillë nuk është në mandatin e Qeverisë, raporton Zeri.info.

“Sot, në portalin Insajderi, po qarkullon një lajm i pavërtetë që kinse Qeveria është duke planifikuar shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi. Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit bëhet vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është në mandatin e Qeverisë por të Këshillit Prokurorial. Nëse portali Insajderi nuk e tërheqë këtë lajm të pavërtetë dhe nuk kërkon falje, atëherë ne do të rishqyrtojmë bashkëpunimin tonë me këtë portal”, ka thënë Haxhiu.

Sot është raportuar se tashmë shumica e anëtarëve të Këshillit Prokurorial janë rreshtuar në krah të qeverisë “Kurti”, përkatësisht të ministres së Drejtësisë, për të pasur vota të mjaftueshme për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi. /Zëri