Tërmkolli opozitës për dialogun: Veç mbylleni, e dimë çfarë keni bërë deri tani

Tërmkolli opozitës për dialogun: Veç mbylleni, e dimë çfarë keni bërë deri tani

Aktuale June 16, 2021 - 14:43

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka komentuar reagimet e fundit të opozitës ndaj takimit të kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Tërmkolli ka kërkuar që të mos flasin asnjë fjalë ata të cilët që nga viti 2011 kanë qenë në bisedime me Serbinë. Sipas saj, ata nuk kanë asnjë të drejtë që të kritikojnë Kurtin për takimin e djeshëm.

“Me ‘profesionalizmin’ tuaj, me ‘atdhetarizmin’ tuaj dhe me ‘politikën’ tuaj e keni sjellë Serbinë në Kosovë me katër këmbët. Sot, pa fije turpi, tentoni të shiteni edhe si patriotë e politikanë. Veç mbylleni, ju lutem! Nëse mund të ndihmoni diçka të re në këtë proces, natyrisht bëjeni, ndërsa çka keni bërë e sa keni bërë deri tani e dimë të gjithë. Smira e vogëlsia e shpirtit e mendjes suaj, jo vetëm që ju bën edhe më të vegjël, por po ju bën edhe qesharakë”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Tutje, Tërmkolli ka shtuar se Kurti është i vetmi politikan i cili që nga viti 2011 ka bërë prezantimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën.

“Tutje, çfarë do të bëhet, mbetet të shihet. Këtu jemi!”, ka shtuar Tërmkolli. /Zëri