Sot hyn në fuqi vendimi i Gjermanisë për udhëtarët e Kosovës
Foto Ilustruese

Sot hyn në fuqi vendimi i Gjermanisë për udhëtarët e Kosovës

Aktuale June 13, 2021 - 08:35

Ish-ambasadori, Beqë Cufaj njofton se sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Gjermanisë për udhëtarët nga Kosova, raporton Zeri.info.

Instituti Robert Koch në Gjermani ka bërë një sërë ndryshimesh në listën e vendeve me rrezik për shkak të virusit COVID-19.

“Paralajmërimet hiqen edhe për Kosovën si dhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Vendimi hyn në fuqi nga kjo e dielë - 13.06. 2021. Kushdo që vjen në Gjermani nga Kosova nuk ka më asnjë kufizim hyrjeje për shkak të Pandemisë”, deklaron ish-ambasadori Cufaj përmes një shkrimi në Facebook. /Zëri