Gërvalla-Schwarz: Pas çlirimit nga Serbia u ngritëm prapë dhe ndërtuam një shtet krenar dhe të pavarur

Gërvalla-Schwarz: Pas çlirimit nga Serbia u ngritëm prapë dhe ndërtuam një shtet krenar dhe të pavarur

Aktuale June 12, 2021 - 23:01

Sot në 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se serbët janë ndalur përfundimisht me ndihmën e NATO-s.

Gërvalla-Schwarz ka shtuar pas kësaj Kosova u bë shtet i fortë dhe i pavarur.

“Me ndihmën e NATO-s, makineria serbe përfundimisht ishte ndalur. Ne menjëherë nisëm të rindërtojmë rrugët dhe ndërtesat e dëmtuara. U ngritëm prapë dhe ndërtuam një shtet të fortë, krenar dhe të pavarur, sepse qytetarët e Kosovës kurrë nuk e humbën besimin dhe kurrë nuk do ta humbin”, ka shkruar ajo në Twitter. /Zëri