Vërshime nga reshjet e shiut në një rrugë në Vushtrri

Vërshime nga reshjet e shiut në një rrugë në Vushtrri

Aktuale June 12, 2021 - 20:05

Shiu që ra rreth një ore më parë si duket nuk ka qenë aq i frytshëm për një rrugë në Vushtrri.

Uji ka vërshuar një rrugë afër Urës së Gurit e cila është bërë e pakalueshme për këmbësorët, e pothuajse edhe për automjetet.

Gazeta lokale ‘vushtrriaonline’ ka shpërndarë një video nga gjendja që është krijuar në këtë rrugë, shkruan Gazeta Express.