Osmani për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Mirënjohja që kemi ndjerë atëherë, ndjehet edhe sot

Osmani për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Mirënjohja që kemi ndjerë atëherë, ndjehet edhe sot

Aktuale June 12, 2021 - 18:56

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj NATO-s për hyrjen e tyre në Kosovë gjatë viitit 1999.

Osmani ka thënë se mirënjohja që është ndjerë atëherë, ndjehet edhe sot.

“Në këtë ditë, 22 vite më parë, Kosova më në fund përjetoi lirinë kur trupat e NATO-s hynë. Mirënjohja që ndjemë atëherë ndjehet fortë anembanë Kosovës sot”, ka deklaruar Osmani. Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca nderuam kontributin e çmuar të miqve dhe aleatëve tanë”, ka shkruar ajo në Tëitter

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare. /Zëri