Kurti: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dëboi më shumë se një million njerëz

Kurti: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dëboi më shumë se një million njerëz

Aktuale June 12, 2021 - 18:01

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sot në 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Kurti ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ka dëbuar më shumë se një million njerëz.

“22 vjet më parë, pas 78 ditëve të bombardimeve ajrore të objektivave ushtarake të Serbisë dhe kryeqytetit të saj Beogradit, trupat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë duke shënuar ditën e çlirimit dhe paqes”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti në Twitter. /Zëri