Komandanti i KFOR-it takon krerët e ambasadave të huaja, diskutojnë për situatën e krijuar në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon krerët e ambasadave të huaja, diskutojnë për situatën e krijuar në Kosovë

Aktuale June 12, 2021 - 17:46

Komandanti i KFOR-it, general majori Franco Federici është takuar sot me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, si dhe ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua dhe u shkëmbyen informacione në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë.

“Veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit janë diskutuar gjithashtu. Vetëm së bashku ne mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve”, thuhet tutje në njoftim. /Zëri