Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Foto ilustruese

Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale June 12, 2021 - 17:11

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka humbur betejën me koronavirus.

Nga MSH-ja është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë kryer 2916 testime, nga të cilat 12 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkaq, 19 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./Zëri