Kurti në Divjakë: Me luftën çlirimtare fituam lirinë e shumëpritur dhe miqësinë e mbështetjen e NATO-s

Kurti në Divjakë: Me luftën çlirimtare fituam lirinë e shumëpritur dhe miqësinë e mbështetjen e NATO-s

Aktuale June 12, 2021 - 16:44

Në shënim të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës, tri institucionet më të larta të shtetit, organizuan manifestimin në nderim të luftës çlirimtare, në Divjakë, te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s, kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999, që shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n.

Kryeministri, Albin Kurti tha se data 12 qershor do të kujtohet gjithmonë, dhe se pas luftës çlirimtare u fitua jo vetëm lirina e shumëpritur, por edhe miqësia dhe mbështetja e NATO-s.

“Në këtë ditë dhe në vazhdimësi i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave, të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë”, tha ai.

Në këtë manifestim, të pranishëm ishin edhe ministra të qeverisë, deputetë të Kuvendit, luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të Kosovës e të burgosur politik dhe familjarë të dëshmorëve. /Zëri