Gabime gjuhësore në emërtimin e Muzeut që u përurua sot nga Haskuka

Gabime gjuhësore në emërtimin e Muzeut që u përurua sot nga Haskuka

Aktuale June 12, 2021 - 15:37

22 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, sot është hapur Muzeu i parë i Dëshmorëve në Landovicë.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Përurimi ka shkuar mirë, por organizatorët ia huqin në emërtimin e këtij muzeu, i cili është shkruar me gabime gjuhësore, raporton Zeri.info

Në pllakatin e vendosur në objektin e Muzeut është shkruar “Muzeu i Dëshmoreve”, në vend se të shkruhej “Muzeu i Dëshmorëve”, pra në vend të një “ë”-je është vendosur një “e”.

Përndryshe, Kosova për herë të parë u bë me Muze të Dëshmorëve, ku do të ekspozohen dokumente dhe eksponente të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Zëri

Image