Kosova për herë të parë bëhet me Muze të Dëshmorëve

Kosova për herë të parë bëhet me Muze të Dëshmorëve

Aktuale June 12, 2021 - 15:14

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se 22 vite pas përfundimit të luftës, Kosova për herë të parë u bë me Muze të Dëshmorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haskuka ka theksuar se në këtë muze do të ekspozohen dokumente dhe eksponente të dëshmorëve të luftës së UÇK-së.

“Ditën e Çlirimit të Prizrenit, sot së pari filluam duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Pastaj, bashkë drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, deputetët e Kuvendit të Kosovës, familjet e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta dhe drejtorët komunalë e përuruam Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë”, ka shkruar ai.

Ai thotë se nga sot vizitorët e këtij muzeu do të mund t’i shohin të grumbulluara dokumentet që dëshmojnë gjenocidin e krimeve serbe në Kosovë.

“Vizitorët e këtij muzeu, nga sot, do të mund t'i shohin të grumbulluara në një vend dokumentet që e dëshmojnë gjenocidin e kriminelëve serbë në Kosovë, ku aktualisht janë duke u ekspozuar mbi 215 biografi individuale të dëshmorëve të rënë, hartat rajonale të operacioneve të UÇK-së, si dhe po ashtu filma dokumentarë kushtuar dëshmorëve”, tha ai./Zëri

Postimi i plotë: