Haxhiu: 22 vite më parë u hap një epokë e re për shqiptarët

Haxhiu: 22 vite më parë u hap një epokë e re për shqiptarët

Aktuale June 12, 2021 - 14:38

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar ndërhyrjen e trupave të NATO-s, në 22 vjetorin e çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se para 22 viteve u hap një epokë e re për shqiptarët.

“12 qershori dita e çlirimit të vendit tone. Në këtë ditë të para 22 vjetëve u hap një epokë e re për shqiptarët për të cilën paguajtëm me shekuj e shekuj. Një popull i persekutuar më në fund filloi të lëvizte lirshëm në oborr, lagje e vend të vet”, ka shkruar ajo./Zëri

Postimi i plotë:

12 qershori dita e çlirimit të vendit tonë.

Në këtë ditë të para 22 vjetëve u hap një epokë e re për shqiptarët për të cilën paguajtëm me shekuj e shekuj. Një popull i persekutuar më në fund filloi të lëvizte lirshëm në oborr, lagje e vend të vet.

Përpjekja e rezistenca e brezave të ’68, ’81, ’89, ‘97 e deri në kulmimin e luftës sonë çlirimtare dhe ndihmën e aleatëve të NATO-s bënë që vendi ynë të çlirohej përfundimisht nga regjimi fashist i Serbisë.

Mijëra e mijëra të vrarë, qindra vjet burg politik, mijëra të dhunuar e torturuar, tërë populli i larguar nga vatra e vet vetëm pse kërkonte Kosovën Republikë. Kjo nuk është vetëm histori, por pikënisje e domosdoshme e së ardhmes për të parë e reflektuar se Kosova e popullli shqiptar ka paguar shtrenjtë historinë e fatin e vet.

12 qershori nuk është vetëm moment rikthimi kah e kaluara e jonë, por edhe moment i reflektimit për perspektivën tonë drejt së ardhmes.

Urime dita e çlirimit!