22 vjet nga çlirimi i Kosovës, Hoxhaj: Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve

22 vjet nga çlirimi i Kosovës, Hoxhaj: Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve

Aktuale June 12, 2021 - 14:36

Në 22-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të Kombit në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se 22 vjet më parë djemt dhe vajzat nga të gjitha trevat së bashku me UÇK-në dhe trupat e KFOR-it hynë në Prizren për siç thotë ai nisur ëndrrat për qytetin historik.

“Ditën e Çlirimit të Kosovës e nisëm sot me homazhe në Prizren, pranë varreve të dëshmorëve të Kombit. 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren për të nisur ëndrrat dhe ditët e bardha për qytetin tonë historik. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar ai./Zëri