“Testi i matematikës i vështirë”, maturantët protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

“Testi i matematikës i vështirë”, maturantët protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

Aktuale June 12, 2021 - 13:18

Qindra maturantë kanë bllokuar rrugën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri dhe protestojnë për provimin e Matematikës.

Ata akuzojnë Ministrinë e Arsimit se nuk i është përmbajtur kurrikulave që ata kanë studiuar dhe thonë se testi ishte shumë i vështirë.

Sipas tyre kishte pyetje jashtë programit, ndaj kanë dalë sot në protestë dhe kërkojnë shpjegime nga autoritetet.

Më herët zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në një konferencë për mediat janë shprehur se provimi i matematikës ishte mesatar dhe nxënësit e mirë nuk kanë hasur vështirësi./tvklan.al