Autobusi me pelegrinë ortodoksë serbë ia mësyn Kosovës, policia nuk e lejon ta kalojë kufirin
Foto ilustruese

Autobusi me pelegrinë ortodoksë serbë ia mësyn Kosovës, policia nuk e lejon ta kalojë kufirin

Aktuale June 12, 2021 - 11:51

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se një autobus me peligrinë ortodoksë serbë ia ka mësyrë Kosovës, ku të njëtit janë kthyer mbrapa nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka replikuar një lajm të mediumit shtetëror të Serbisë në të cilin thuhet se një grup besimtarësh nga Serbia janë kthyer prara pasi që të njëjtit ia kishin mësyrë Kosovës për t’i vizituar manastiret.

Sipas kësaj dioqeze thuhet se të njëjtit janë kthyer prapa nga Policia e Kosovës pa një arsye valide.

“Një autobus me pelegrinë ortodoksë serbë, që kishte planifikuar t’i vizitojë vendet e shenjta në Kosovë, është kthyer prapa nga policia kufitare pa një arsye valide. Një shkelje serioze e të drejtave dhe lirive fetare dhe lirisë së lëvizjes, që është kundër marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit./Zëri