Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Manastiri i Deçanit e akuzon Shpend Ahmetin për inkurajim të aksioneve në Kishën Ortodokse Serbe

Manastiri i Deçanit e akuzon Shpend Ahmetin për inkurajim të aksioneve në Kishën Ortodokse Serbe

Aktuale June 11, 2021 - 20:55

Manastiri i Deçanit ka reaguar pas aksioneve të PSD-së në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP-së.

Përmes në postimi në Tëitter, nga Manasitri i Deçanit kanë thënë se ky aksion nga aktivistët dhe studentët sipas tyre i ka inkurajuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeministri Albin Kurti.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre.

Gjatë ditës së sotme PSD-ja por edhe studentët kanë realizuar aksione në këtë objekt me grafite ku thuhet “Jezusi i urren serbët”./Zëri