Pas 45 vjetësh, Valdanosi i kthehet Ulqinit

Pas 45 vjetësh, Valdanosi i kthehet Ulqinit

Aktuale June 11, 2021 - 19:28

Zëvendëskryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se gjiri i Valdanosit i është kthyer qytetarëve të Ulqinit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviçi ka thënë se pas 45 vjetësh padrejtësia është korrigjuar.

“Faleminderit pafund të gjithëve për mbështetjen tuaj! Pas 45 vitesh padrejtësia u korrigjua!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sot, Kuvendi i Mali të Zi e votoi propozimin e Ligjit mbi eliminimin e pasojave të eksproprijimit të pronës në gjirin e Valdanosit, me të cilin rreth 18 mijë rrënjë ullinj shekullor iu kthyen pronarëve të vërtet./Zëri