Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Jashari pret veprimtarë nga Prishtina, Shkupi e Tirana, bëjnë homazhe te varrezat e Jasharëve

Jashari pret veprimtarë nga Prishtina, Shkupi e Tirana, bëjnë homazhe te varrezat e Jasharëve

Aktuale June 11, 2021 - 18:45

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, historian, profesorë e veprimtarë nga Prishtina, Shkupi e Tirana.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka thënë se në kuadër të 40 vjetorit të demonstarave të vitit 1981 kanë bërë homazhe te të rënët e familjes Jashari.

“Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, prita historian, profesorë e veprimtarë nga Prishtina, Shkupi e Tirana, të udhëhequr nga drejtorët e Instituteve të Historisë në Kosovë e Shqipëri, Prof, Dr. Sabit Syla e Akademik, Beqir Meta, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri, akademik, Marenglen Verli e Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik, Skender Gjinushi, me të cilët në kuadër të shënimit të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, bëmë homazhe tek të rënët e familjes Jashari, në nderim të veprës së tyre heroike. Po ashtu vizituam edhe kullën e Tahir Mehës, ku bëmë nderime para busteve të heronjve: Emin Lati, Nebih e Tahir Meha dhe Beqir Meha si dhe kullën e Ahmet Delisë, ku bëmë nderime para shtatores së tij në Prekaz”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë:

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, prita historian, profesorë e veprimtarë nga Prishtina, Shkupi e Tirana, të udhëhequr nga drejtorët e Instituteve të Historisë në Kosovë e Shqipëri, Prof, Dr. Sabit Syla e Akademik, Beqir Meta, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri, akademik, Marenglen Verli e Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik, Skender Gjinushi, me të cilët në kuadër të shënimit të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, bëmë homazhe tek të rënët e familjes Jashari, në nderim të veprës së tyre heroike.

Po ashtu vizituam edhe kullën e Tahir Mehës, ku bëmë nderime para busteve të heronjve: Emin Lati, Nebih e Tahir Meha dhe Beqir Meha si dhe kullën e Ahmet Delisë, ku bëmë nderime para shtatores së tij në Prekaz.

Me këtë rast deklarova që 10 qershori është një ditë historike për kombin tonë që shënon përvjetorin e 143-të të Lidhjes së Prizrenit, 40 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, si dhe 22 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Sot në këtë ditë të shënuar, kujtojmë e nderojmë veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pjesëmarrësit e Demonstratave dhe heronjtë e vitit 1981, Nebih e Tahir Meha, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Komandantin Legjendar Adem Jashari si dhe të gjithë dëshmorët dhe të rënët e luftës sonë çlirimtare.

Sot, nderojmë heronjtë dhe dëshmorët tonë duke qenë të bashkuar në jetësimin e amanetit të tyre për të ndërtuar një shtet të fortë ekonomikisht që siguron mirëqenie sociale për të gjithë.

Lavdi gjithë të rënëve të kombit tonë!