Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Përfundojnë diskutimet për dialogun, seanca do të vazhdojë të hënën
Foto: Laura Hasani

Përfundojnë diskutimet për dialogun, seanca do të vazhdojë të hënën

Aktuale June 11, 2021 - 17:38

Kuvendi i Kosovës ka përfunduar diskutimet në lidhje me ecurinë e deritanishme të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ndërsa pikat e tjera të seancës, do të vazhdojë të hënën nga ora 10:00.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Me këtë rast përfundojnë të gjitha diskutimet për këtë pikë. Meqë pikat tjera e kërkojnë edhe një kuorum të deputetëve, nga pika e pestë deri te pika e tetë propozoj që të vazhdojmë të hënën nga ora 10:00”, tha Konjufca./Zëri