Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Opozita lëshon sallën, arsyeja se Kurti nuk është prezent në seancë
Foto: Laura Hasani

Opozita lëshon sallën, arsyeja se Kurti nuk është prezent në seancë

Aktuale June 11, 2021 - 16:54

Në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për dialogun, opozita sapo e ka lëshuar sallën.

Opozita ka braktisur sallën në shenjë proteste ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk ndodhet në seancë ku duhej të raportonte për dialogun me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që të përmbyllet diskutimi për këtë çështje dhe të kalojnë në pika të tjera. Por, kjo kërkesë e tij nuk është përfillur dhe e gjithë opozita ka dal nga salla e Kuvendit./Zëri