Macroni pas takimit me Zaevin: RMV-ja e meriton t’i nisë bisedimet për anëtarësim në BE
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, priti të enjten në Paris kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilit i shprehu mirënjohje për reformat dhe sidomos për Marrëveshjen e Prespës.
Macroni tha se Maqedonia e Veriut meriton hapjen e bisedimeve për anëtarësim me BE-në dhe se tani ka ardhur koha që kjo të konkretizohet.
Po kështu, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai deklaroi se do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje mes Shkupit dhe Sofjes.
“Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe e dini që Franca e mbështet plotësisht në ketë rrugë. Ne vendosem që t’i hapim negociatat me vendin tuaj në muajin mars 2020 dhe tani ka ardhur koha që ky vendim të konkretizohet ndërsa më pas do të flasim për mënyrat se si do të realizohet kjo. Unë e mbështes në mënyrë aktive gjetjen e një kompromisi me Bullgarinë. Lidhur me reformat e zbatuara nën drejtimin tuaj që në 2017, vendi e meriton t’i filloje pa vonesa bisedimet për anëtarësim ne BE”, u shpreh Macron.
Zaev e ka konsideruar propozimin e presidencës portugeze bazë të mirë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe se është veçanërisht e rëndësishme që çështja për gjuhën dhe identitetin nuk mund të jenë në tavolinën negociuese.
“Propozimin e presidencës portugeze është bazë e mirë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe se është veçanërisht e rëndësishme që çështja për gjuhën dhe identitetin nuk mund të jenë në tavolinën negociuese. Para nesh është Samitit i Këshillit Evropian në qershor dhe ajo është mundësia e vërtetë për hap përpara dhe zgjidhje për heqjen e bllokadës së rrugës sonë evropiane. Dialogu sjell zgjidhje”, deklaroi Zaev. /euronewsal