Studentët protestojnë nesër kundër mbajtjes së liturgjisë në Kishën e kontestuar Ortodokse në UP

Studentët protestojnë nesër kundër mbajtjes së liturgjisë në Kishën e kontestuar Ortodokse në UP

Aktuale June 10, 2021 - 22:34

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një liturgji nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) në objektin e ndodhur në oborrin e Universitetit të Prishtinës, i nisur së ndërtuari në vitin 1992 nga regjimi i Slobodan Milosheviqit dhe i destinuar për kishë ortodokse, por që asnjëherë s’e ka marrë këtë epitet pasi punimet në të nuk kanë përfunduar asnjëherë, raporton Zeri.info.

Për këtë nesër Parlamenti Studentor i UP-së “Hasan Prishtina” do të mbajë protestë në ora 11:00 kundër këtij aktiviteti fetarë.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në përcjelljen e aktivitetit të Parlamentit Studentor të UP-së “Hasan Prishtina”, i cili do të mbahet si reagim kundër aktivitetit/ riteve fetare të mbajtura në objektin ilegal brenda hapësirave të Universitetit. Aktiviteti do të mbahet nesër me datë 11.06.2021, ora 11:00, para objektit të Kishës Ortodokse serbe”, thuhet në njoftimin e Parlamrntit Studentor. /Zëri