Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Një pjesë e Pejës nuk do të ketë ujë deri pasditen e nesërme
Foto Ilustruese

Një pjesë e Pejës nuk do të ketë ujë deri pasditen e nesërme

Aktuale June 10, 2021 - 21:14

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, njofton se ka rrëshqitur dheu te Gjimnazi “Bedri Pejani”, respektivisht aty ku po ndërtohet objekti i ri shkollor.

Përmes këtij njoftimi kjo kompani thotë se kjo ka çuar në avari të sistemit furnizues me ujë duke bërë që pjesë të mëdha të Pejës të mbeten pa ujë të pijshëm, deri nesër, pasdite vonë.

“AVARI tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’-Pjesë të mëdha të Pejës kanë mbetur pa furnizim me ujë. Pasojë e rrëshqitjes së dheut tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’, saktësisht në lokacionin ku po ndërtohet një objekt i ri shkollor, është dëmtuar rëndë Gypi kryesor furnizues DN 200, gjegjësisht të njejtin gyp e ka bartur dheu. Rezultat i kësaj problematike, pjesë të mëdha të Pejës, përfshirë BT ‘Maja e Zezë’, BT ‘Jarina’, BT ‘Asllan Çeshme’, dhe BT ‘Xhemjal Kada’ kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm. Tutje theksohet se ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, mirëpo meqë problemi është tejet serioz, furnizimi nuk pritet të kthehet deri nesër (e premtë) pasdite vonë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”. /Zëri