Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Profesori universitar: Bërnabiqi provokoi para fillimit të dialogut

Profesori universitar: Bërnabiqi provokoi para fillimit të dialogut

Aktuale June 10, 2021 - 21:06
Image

Sot në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë.

Kjo deklaratë e saj erdhi, pasi kryeministri i vendit Albin Kurti bëri thirrje që Serbia ta njohë Kosovën. 

Profesori universitar Bujar Dugolli, në një përgjigje për “Zërin” e ka cilësuar këtë deklaratë të kryeministres serbe si të papërgjegjshme. 

Dugolli thotë se kjo deklaratë është gjithashtu provokuese para procesit të fillimit të dialogut. 

“Deklaratë e papërgjegjshme e një politike të stërvjetëruar e cila po duket se nuk po mundet ta kuptojë realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Dhe padyshim është një deklaratë provokuese, e cila nxit palët në kundërthënie edhe para një procesi i cili po përflitet që do të jetë një proces i ri i dialogut”, ka thënë Dugolli.

Dugolli ka shtuar se kjo deklaratë duhet të sjellë reagime të institucioneve dhe të bëhet me dije se çka synojnë ata me këto deklarata, raporton Zeri.info 

“Nuk është çështje për të heshtur, Kosova është një shtet i pavarur, ne e dimë se Serbia nuk e pranon këtë realitet. Ata udhëheqin nga një politikë e kaluar, një politikë fashiste, gjenocidiale e cila strukrurë ka bërë krime dhe gjenocid në Kosovë e në Bosnjë e që faktikisht udhëheq ende Serbinë. Nga një politikë e tillë priten deklarata të tilla të papërgjegjshme. Kjo duhet të sjellë reagime të institucioneve të Kosovës në secilën instancë ku ata bëjnë deklarata të tilla dhe duhet të jetë një kundër reagim i yni dhe të bëhet më dije se kush janë ata dhe çka synojnë ata me këto deklarata, me këso politike destruktive në raport me Kosovën”, u shpreh analisti dhe historiani Bujar Dugolli. 

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor. Ky do të jetë ky takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Zëri