Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Hoxhaj: Deklarata e Bërnabiqit para dialogut e papranueshme dhe dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar

Hoxhaj: Deklarata e Bërnabiqit para dialogut e papranueshme dhe dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar

Aktuale June 10, 2021 - 20:33
Image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, e ka quajtur të papranueshme deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila sot në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë tha se Kosova është pjesë e Serbisë. 

Në një përgjigje për “Zërin”, Hoxhaj theksoi se Serbia ka mbetur e njëjta dhe nuk ka ndryshuar deri tani asgjë.

 “Deklaratat e tilla janë natyrisht vazhdimësi e shovenizimit serb në raport me Kosovën, dhe sidomos kur thuhet para takimit të radhës të dialogut Kosovë - Serbi. Janë të papranueshme dhe Serbia nuk ka ndryshuar asgjë deri më tash, është e njëjta”, tha Hoxhaj, raporton Zeri.info. 

Kreu i PDK-së shtoi për “Zërin” se ajo çka i mbetet Kosovës është që të punojë dhe të mbyllet kjo temë. 

“Vetëm se ne duhet të punojmë shumë me miqtë tanë dhe që ta mbyllim këtë temë”, ka deklaruar Hoxhaj. 

Ndryshe, kjo deklaratë e kryeministres serbe ka ardhur pasi Kurti bëri thirrje që Serbia ta njohë Kosovën.

 Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor. Ky do të jetë ky takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Zëri