Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Ironizon Klinaku: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë “ma jep letërnjoftimin”

Ironizon Klinaku: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë “ma jep letërnjoftimin”

Aktuale June 10, 2021 - 20:13

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj mbajtjes së liturgjisë serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Klinaku ka ironizuar duke përdorur një fjali serbe që e mbajnë mend personat që e kanë përjetuar kohën e ish-Jugosllavisë para luftës në Kosovë, që në gjuhën shqipe do të thotë “ma jep letërnjoftimin”, raporton Zeri.info.

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi liënu kartu”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Image

Në lidhje me meshën e mbajtur sot në Kishën Ortodokse serbe në Prishtinë ka pasur reagime të shumta derisa Qeveria e Kosovës ende nuk ka patur ndonjë reagim. /Zëri